Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Arrestohet korçarja me 18 rrënjë hashash në banesë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës si edhe kontrolleve të ushtruara për të goditur rastet e prodhimit dhe shitjes por edhe kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Firenca Dulellari, 57 vjeçe, banuese në fshatin Pirg.

Arrestimi i saj u bë pasi, nga informacionet të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj, iu gjetën të kultivuara dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale 18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal. /Gazeta Express/

Exit mobile version