Botë

​Zidane i shtohet një problem i madh në Real (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 11, 2017

Zinedine Zidane është më fat që ka një skuadër si Real Madrid, ku ka 22 lojtarë të gatshëm për të luajtur në ekipin e parë Por, numri kaq i madh i lojtarëve të mirë, i sjell edhe probleme trajnerit Zinedine Zidane, shkruan e përditshmja spanjolle, AS.

Zidane i duhet që për çdo ndeshje të lërë jashtë skuadrës së parë gjashtë lojtarë, për shkak se në Spanjë dhe garat evropiane, vetëm 18 lojtarë mund të regjistrohen për një ndeshje.

Kjo do të thotë se lojtarët si Luca Zidane, Ceballos, Llorente, Vallejo, Achraf dhe Mayoral do t’i shohim më shumë në tribuna se sa në zhveshtore apo në fushë.

Kjo kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë zyrtare, ku Reali luajti për Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit.

Por, rasti për këta lojtarë do të jetë në Copa del Rey, në ndeshjet kur Zidane do të vendos të bëjë rotacione ose kur dikush është i lënduar. /Express/