Patrik Schick do të largohet gjatë kësaj vere nga Sampdoria
Sulmuesi çek, Patrik Schick, është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë këtij afati kalimtar, pas sezonit fantastik që kishte me Sampdorian.
Lojtari fillimisht kishte arritur marrëveshje me Juventusin për 30 milionë euro, por gjatë testeve mjekësore doli që kishte probleme me zemrën dhe marrëveshja u anulua.
Këtë mundësi e ka shfrytëzuar Inter, skuadër e cila tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga lojtari, shkruan Calciomercato.
Por, një problem i vogël mbete interesimi i Monacos. Skuadra franceze e sheh Schick si zëvendësues të Radamel Falcaos dhe është gati t’i ofrojë Sampdorias më shumë sesa Interit. /Express/