Botë

​Chelsea largon edhe një lojtar

By FIRST CHANNEL

August 11, 2017

Chelsea ka njoftuar se ka huazuar për dy sezone Lewis Baker në Middlesbrough

Kampioni i Anglisë vazhdon me politikën e saj për huazimin e lojtarëve të rinj dhe atyre që nuk kanë vend në skuadrën e parë.

Lewis Baker ka nënshkruar kontratë të re me Celsean dhe është huazuar për dy sezone të skuadra e Premierligës, Middlesbrough.

Ai u kërkua edhe nga skuadrat tjera si Reading, Birmingham City dhe Aston Villa, por trajneri i Middlesbrough i premtoi më shumë minuta.

Baker edhe sezonin e kaluar ishte i huazuar, ku luajti në Vitesse të Holandës bashkë me Milot Rashicën.

Chelsea këtë sezon ka shitur ose huazuar mbi 25 lojtarë, duke qenë skuadra më aktive në Evropë. /Express/