Paulo Dybala është shumë i nderuar që do të veshë fanellën me numër 10 në Juventus. Ai premton se do të japë edhe më shumë që të fitojnë çdo ndeshje dhe në çdo garë ku marrin pjesë
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, nga sezoni i ri do të mbajë fanellën legjendare me numër 10 në Juventus.
Për këtë ai ndjehet shumë i nderuar dhe thotë se kjo është më shumë se sa vetëm një ëndërr e bërë realitet.
“Numri 10 është special. Është një nder ta vesh atë dhe kjo më jep më shumë përgjegjësi, për shkak të historisë që ka për një klub të madh si Juventus. E kishin veshur shumë legjenda si: Omar Sivori, Michel Platini, Roberto Baggio, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez dhe Paul Pogba”, shkruan Dybala në Instagram.
“Për mua që sot e kam fanellën me numër 10, nuk është vetëm një ëndërr e bërë realitet, por, po ashtu një përkushtim edhe më i madh që t’i sjelli fitore skuadrës në çdo ndeshje, në çdo garë dhe për çdo trofe”. /Express/

