Zbulohet detaje nga dasma e Xhensilës dhe Besit (Foto)

Kjo periudhë ka gëluar nga dasmat e shumta vip duke nisur me Orindën dhe Turin më pas më këngëtaren Ertila Koka, për t’ u lënë vendin në shtator Xhensila Myrtezaj me Bes Kallakun dhe Marina Vjollcës me Getoar Selimin.

Duket se dalëngadalë ashtu si për dasmën e këngëtares Orinda Huta kanë nisur të zbulohen edhe detaje për dasmën e këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Duket se këto dy dasma do të kenë një të përbashkët, e zbuluar deri tani…vendin ku do të bëjnë kufetat dhe ftesat. Ashtu si Orinda edhe Xhensila ka zgjedhur të njëjtin person për ti realizuar.

Padyshim që ftesat dhe kufetat në dasmën e Orindës u përfolën gjatë për shkak të veçantisë, mbetet për tu parë si do të jenë të Xhensilës dhe Besit ndonëse mësa shohim në foto ngjyra shampanjë e ëmbël do të jetë një ndër elementet në këtë dasëm./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta