Njihuni me kopjet e motrave Kardashian (Foto)

Ngjashmëria e dy motrave arabe me ato Kardashian po trondit rrjetet sociale këto ditë.

Sonia dhe Fyza Ali duken plotësisht njësoj si dyshja më e përfolur e familjes Kardashian, Kim dhe Kylie.

Motrat nga Arabia janë blogere të cilat jetojnë në Dubai dhe Kuvajt, promovojnë produktet e bukurisë dhe jetesës ashtu si motrat Kardashian.

E me sa duket ato kanë shpenzuar jo pak në kirurgjinë plastike, për t’u dukur si Kim dhe Kylie edhe pse nuk po e pranojnë këtë fakt.

Sonia dhe Fyza tregojnë se kurrë nuk e kanë parë serialin e famshëm “Keeping Up With The Kardashians” dhe se ngjashmëria e tyre është thjeshtë “rastësi”.

Temat
Showbiz

Të afërta