Arsenal – Leicester City do të jetë ndeshja hapëse e Premierligës për sezonin 2017/18
Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Leicester Cityt në Emirates stadium këtë të premte, do të jetë e para e sezonit të ri në Premierligë.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger për këtë takim pritet të ketë shumë mungesa të mëdha, pasi nuk pritet të luajnë katër yjet e skuadrës Shkodran Mustafi, Laurent Koscielny, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Por, nga fillimi në këtë takim do të luajë Granit Xhaka, i cili gjatë fazës përgatitore ka qenë i pazëvendësueshme në formacionin e parë.
Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Leicesterit do të zhvillohet të premten nga ora 20:45. /Express/