Botë

​Unitedi transferon edhe lojtarin e katërt (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 10, 2017

Manchester United është shumë pranë transferimit të lojtarit të PSG-së, Serge Aurier

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Serge Aurier është afër nënshkrimit të kontratës pesë vjeçare me Manchester Unitedin, shkruan Goal.com.

Aurier ka njoftuar largimin nga PSG, pas transferimit të mbrojtësit brazilian, Dani Alves.

Mbrojtësi i Bregut të fildishtë do të jetë blerja e katërt e Unitedit këtë verë, pas Victor Lindelof, Nemanja Matic dhe Romelu Lukaku. /Express/