​Trajneri i Dortmundit njofton për largimin e Dembele

Peter Bosz e ka konfirmuar se Ousmane Dembele nuk është stërvitur sot me skuadrën e tij

Trajneri i Dortmundit, Petr Bosz ka njoftuar se sulmuesi francez, Ousmane Dembele nuk është stërvitur me skuadrën dhe ai nuk e di arsyen.

Për më shumë, Bosz tha se ata nuk kanë mundur as të kontaktojnë me lojtarin, për të mësuar arsyet e mungesës.

“Ousmane Dembele nuk ka qenë sot në stërvitje. Ne nuk e dimë pse. Tentuam të kontaktojmë me të, por nuk mundem”, tha Bosz për mediat gjermane.

Bild më herët ka njoftuar se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe është në pritje të marrëveshjes edhe në mes të klubeve. /Express/

Temat
Përgjithshme

Të afërta