Vetëm një ditë më parë u mësuar se kompozitori i njohur shqiptar Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij janë larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kompozitori ka pranuar se gjendet atje por, nuk dihet ende nëse ky largim do të jetë përgjithmonë. Saraçi ka pohuar se nëse merr këtë vendim do të jetë vetëm për të ardhmen e fëmijëve të tij.
Por nuk ka harruar të kujtojë se si u largua nga puna nga RTSH, ku kishte punuar me shumë pasion për 30 vite, si dhe sëmundjen që për pak i kushtoi jetën.
Ndër të tjera Saraçi nuk ka lënë pa kujtuar se pavarësisht situatës në të cilën gjendej ai respekton njerëzit e vendit të tij.
Por ndërkohë vajza e Shpëtimit dhe këngëtares Mira Konçi prej disa vitesh jeton larg prindërve.
Ajo gjendej në SHBA ku po kryente studimet dhe tashmë është shpërngulur drejt Kinës. Era ndan detaje nga jeta e saj e përditshme për miqtë e saj në rrjetet sociaLe duket treguar se sa shumë e do jetën dhe mundohet ta jetojë atë në maksimum.
/ Gazeta Express/