Lajme

Shkon në parkun e Qafë- Shtamës por tmerrohet nga ajo që sheh (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 08, 2017

Një qytetar i cili kishte shkruar për të vizituar parkun kombëtar të Qafë- Shtamës është tmerruar kur ka parë një “sajesë” alla shqiptare.

Përpara tij është shfaqur një tualet në natyrë i bërë me disa kuti kartoni, disa dërrasa e dy-tre gurë. Nëpër anësoret e dhomës kuti shkruante WC.

Por më e keqja nuk ishte tualeti i “sajuar”, por fakti se ku përfundonin nevojat personale të atyre që e frekuentonin… të gjitha jashtëqitjet “zbarkonin” pranë një rrëkeje uji aty pranë./Gazeta Express