Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rama publikon raportin, kjo është ankesa nr.1 e lezhianëve (Fotot)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë raportin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve të qarkut të Lezhës.

Raporti është krijuar falë dëgjesave që kryeministri dhe socialistët kanë kryer me qytetarët. Ankesa numër një e lezhianëve mbetet një e drejtë bazike e të gjithë qytetarëve. Fjala është ujin.

Por ajo që vihet re është se në tërësinë e kërkesave të qytetarëve të Lezhës në sy bien një sërë kushtesh që lezhianët kërkojnë për shtresën e atyre personave që punojnë në miniera. Kështu një kërkesë shtron nevojën për rritjen e pensioneve dhe pagave, një tjetër shtron nevojën për përmirësimin e statusit të minatorit etj.

Një tjetër kërkesë e qytetarëve vjen nga banorët e fshatrave, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të rrisë pensionet në këto zona. Kërkesa të tjera kanë të bëjnë me menaxhimin dhe investimet në infrastrukturë si dhe nevojën për investime në turizëm./Gazeta Express

Exit mobile version