Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga policia e Lezhës gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Shuf në Kaçinar.
Blutë e Lezhës u njoftuan për të shtëna në këtë fshat, dhe nga verifikimet e bëra rezultoi se 30-vjeçari Vitor Gjoka pas një konflikti verbal dhe fizik me një person me inicialet L.M, ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së këtij të fundit. Më pas është larguar duke u fshehur.
Arrestimi i Gjokës u bë gjatë ditës së sotme ndërsa u sekuestrua edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një krehër dhe 48 fishekë.
Vitor Gjoka u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
/Gazeta Express

