Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me miqtë e saj në Instagram një mesazh nga më motivuesit.
Mesaszhi shkon posaçërisht për femrat, që kanë mundur të kenë fatin të bëhen nëna dhe që janë duke u përpjekur të rikthehen serisht në format e mëparshme trupore.
Pas ardhjes në jetë të vajzës së saj të dytë, Aurela nuk hoqi dorë nga sporti, madje iu përkushtua më shumë. Dhe sot ajo ka motivuar të gjithë duke treguar se me stërvitje është shumë pranë rezultatit të dëshiruar.
‘Fotoja nr 1, fiks dy muaj mbas lindjes se vajzes se dyte( sapo kisha filluar pak e nga pak ecje). Fotot e tjera sapo u shkrepen ????. 88kg shkova. E tani, sot 8muaj mbas lindjes, peshorja shenon 71 vetem e vetem me pune.
Asgje nuk eshte e pamundur. Per te gjitha nenat e reja, mos kujtoni se nuk mundeni. .
TE DASHURA , NE JEMI TE BUKURA ASHTU SIÇ JEMI SEPSE TRUPAT TANE KANE MBAJTUR JETEN E RE, ZOTI NA KA BEKUAR ME KETE MUNDESI. POR, POSTIMI IM ESHTE JO EDHE JO PER PESHEN. JO EDHE JO PER KILOGRAMET. NA DUHET TE JEMI TE SHENDETSHME , TE FORTA , PER FEMIJET TANE. TE JEMI ME TE LUMTURA PER VETEN , PER FAMILJEN E PER SHOQERINE . ME SPORT , ME BESONI QE ÇLIRON ENERGJITE NEGATIVE QE DUAM S’DUAM, I MARRIM SEPSE JEMI NJEREZ. #JODIETA #USHQEHUSHENDETSHEM. .
I BEJME SHERBIMIN ME TE MIRE SHENDETIT TONE. ..EDHE FEMIJEVE U JAPIM FORCE TE MOS DOREZOHEN PER ASGJE NE JETE.
MOS LEJONI ASNJE T’JU TREGOJE TE KUNDERTEN.
NE NENAT JEMI TE BUKURA me çdo shenje ne trup, me celulit, me tule Zoti e di pse na u dha neve kete MUNDESI. se e di AI qe ne jemi luanesha’ –përmyll këngëtarja postimin e saj ku tregon një shembull për të gjithë femrat që duan të luftojnë me kilogramët e tepër. /Gazeta Express/