Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Zbardhet e plotë plagosja me thikë në Shkodër, dy të rinj në spital me dëmtime të rënda

Është zbardhur sot e plotë ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku si pasojë mbetën dytë rinj të plaguar me mjete te mprehta.

Ata janë paraqitur sot në mëngjes në spitalin rajonal të Shkodrës për të marr mjekimin e duhur, ndërsa policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

Ngjarja

Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, më datë 07.08.2017, rreth orës 04:00, në urgjencën e spitalit Shkodër, është paraqitur i plagosur me mjet prerës shtetasi E. E, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në orën 04:16, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në pjesën e kokës, me mjete të forta, shtetasi G. B, 19 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të cilët këta shtetas do procedohen në gjëndje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. /Gazeta Express/

Exit mobile version