Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Punë e kryer, ky është përforcimi i radhës i Interit (Foto)

Dalbert do të arrijë nesër në Milano derisa të martën do t’i kryejë testet mjekësore, për të kompletuar transferimin te Interi.

Sipas “Sky Sport Italia” çdo gjë ka përfunduar, mbrojtësi i Nices, Dalbert, do të transferohet te Interi. Ai do të arrijë në Milano të hënën derisa të martën do t’i kryejë testet mjekësore, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se marrëveshja tashmë është arritur mes klubeve dhe lojtari do të transferohet në Serie A për 20 milionë euro plus bonuse, në bazë të paraqitjeve. Derisa ai do të përfitojë te Interi 1.1 milionë në sezon.

Për Dalbert interesimin kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Atletico Madrid, por 23 vjeçari preferoi kalimin te Interi. /Gazeta Express/

Exit mobile version