Rajon

Panucci në Gjermani, vëzhgon këtë lojtar (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 07, 2017

Christian Panucci, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, ka vijuar turin e tij nëpër Evropë për t’i takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen gjatë kësaj periudhe me klubet e tyre.

Ai aktualisht gjendet në Gjermani, për të vëzhguar nga afër Amir Abrashin. Trajneri italian ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa shkruan se do të ndjekë nga afër miqësoren Freiburg-Torino.