Dje është paralajmëruar një projekt bashkëpunues mes Ledri Vulës dhe Vig Poppës.
Ky i fundit përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se kënga e paralajmëruar është anuluar.
I kontaktuar nga Lajmi.net, Vigani zbuloi arsyen e anulimit të këngës ‘Mashalla’, që pritej të publikohej nesër.
Vigani tregoi se anulimi i këngës nuk është çështje e problemeve teknike, por ai tha se atyre nuk u duket tani kohë e përshtatshme për publikim.
“Jo nuk është problem teknik, vetëm se për momentin nuk na duket e leverdishme ta publikojmë këngën” deklaroi Vigani.
Ndërsa, i pyetur rreth asaj se a ka gjasa që kjo këngë të dalë më vonë, Vigani shtoi se ekziston mundësia që këngën ta lansojnë më vonë.
Temat
Showbiz