Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, sot ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni.
Aksidenti kishte ndodhur në tunelin e Kalimashit, me ç ‘rast vetura e tij është përplasur me një kamion.
Burime të Telegrafit njoftojnë se hitbërësi i këngës “Yjet nalt” ishte duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Mirëpo, si duket reperi i njohur është mirë.
Së paku kështu na lë të kuptojmë përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Facebook.
Gjiko madje bën të ditur se ai sonte do të performojë në Rahovec.
“SONTE #RAHOVEC”, kishte shkruar ai./Gazeta Express/
Temat
Showbiz