Anëtari i Vetëvendosjes, Frashër Oseku, flamurin e Kosovës po e quan leckë të kaltërt të cilin po e përdor për ta mbuluar sholen. Ai thotë se flamuri e ka vendin në shole.
Në një postim në FB ai e ka etiketuar ish gazetaren, Arbana Xharrën duke i shkruar : Arbana Xharra po thote qe ne te ” VV-se” nuk e dojme lecken e kalter?!
Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckës.
Ish gazetarja, tashmë anëtare në PDK i ka thënë Osekut se fotografinë e njejtë i kanë dërguar edhe militantët e Vuçiçit, transmeton Express.
Tutje në fotografi kanë komentuar edhe persona të tjerë duke e sharë flamurin kosovar.
Vetëvendosje njihet për përbuzjen që i bën flamurit dhe simboleve të Kosovës, ndërsa deputetët e këtij subjekti politik të mërkurën kanë hyrë në seancën e parë konstituive me flamurin kombëtar.
Këtu mund ta shihni fotografinë e postuar në FB nga aktivisti i VV-së dhe komentin e Arbana Xharrës: