Neymar është prezantuar para bashkëlojtarëve të rinj në hotel ku po qëndron skuadra para ndeshjes së parë në Ligue 1.
Neymar ka kryer stërvitjen e parë me PSG-në gjatë ditës së premte, që ishte edhe e fundit për klubin francez para ndeshjes së parë në Ligue 1 me Amiens nga ora 17:15.
Pas stërvitjes, Neymari ka hipur mbi karrige në hotelin ku po qëndron skuadra, duke u prezantuar para gjithë lojtarëve, ashtu siç bëjnë të gjithë futbollistët kur transferohen në klube të reja.
“Unë jam Neymar Junior dhe është kënaqësi të jem sot këtu, mes jush”, tha mes tjerash Neymar.
25 vjeçari dukej shumë i lumtur në stërvitje me PSG-në, i cili site në shoqëri të brazilianëve, Dani Alves e Lucas Moura.
Ende nuk dihet nëse braziliani do të debutojë me fanellën e PSG-së në sfidën e së shtunës. /Gazeta Express/