Ernesto Valverde thotë se nuk e ka dashur largimin e Nyemarit nga Barcelona, “por në fund të fundit çdo lojtar ka të drejtën të zgjedhë”.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk e ka mohuar se dëshira e tij ishte që Neymar të qëndronte në “Camp Nou”, por thotë se ishte e drejta e tij dhe i uroi fat në aventurën e re.
Neymar u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik.
“Çdo kush është i lirë të zgjedh për të ardhmen, ne i dëshirojmë më të mirën, edhe pse kemi preferuar ta kemi në skuadër”, ka deklaruar Valverde.
Nyemar Junior ka kryer stërvitjen e parë me klubin e ri, Paris Saint Germainin, ku është njoftuar me bashkëlojtarët e rinj.
Kjo njëherit është stërvitja e fundit e PSG-së para ndeshjes së parë në Ligue 1, ku të shtunën do të përballet me Amiens nga ora 17:15.
25 vjeçari dukej shumë i lumtur në stërvitje me PSG-në, i cili ishte në shoqëri të brazilianëve, Alves, Moura, Silva etj.
Ende nuk dihet nëse braziliani do të debutojë me fanellën e PSG-së në sfidën e së shtunës. /Gazeta Express/

