Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

E pabesueshme, ja sa ka fituar PSG-ja nga shitja e fanellave të Neymarit gjatë ditës së premte

PSG-ja deri më tani ka fituar 10 milionë euro nga shitja e fanellave të Neymar, bëjnë të ditur mediat franceze.

Kanë kaluar vetëm disa orë nga prezantimi i Neymar Junior te Paris Saint Germain dhe braziliani po shkon drejt rekordit të shitjes së fanellave.

Sipas mediave franceze, PSG-ja deri më tani ka fituar 10 milionë euro nga shitja e fanellave të Neymar që u ble për 222 milionë euro.

Tifozët e Paris Saint-Germain janë në ethe të mëdha pasi një prej yjeve më të mëdha në botë tashmë është në skuadër e tyre dhe për këtë janë duke blerë masivisht fanellën e brazilianit.

Raportohet se kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim duke e parë entuziazmin e madh të tifozëve të klubit, por edhe tifozëve personal të lojtarit. /Gazeta Express/

Exit mobile version