Botë

Barcelona do t’i transferojë këta katër lojtarë me 222 milionë eurot nga shitja e Neymarit

By FIRST CHANNEL

August 05, 2017

Coutinho, Dembele, Inigo Martínez dhe ndoshta edhe Di Maria mund të transferohen në “Camp Nou” këtë verë.

Duket se Barcelona do të tentojë të shpenzojë gjitha parat e fituara nga shitja e Neymarit te Paris Saint Germaini, pavarësisht se drejtuesit e klubit raportuan se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Sipas mediave spanjolle, transferimi i mbrojtësit, Inigo Martínez, tashmë mund të quhet punë e kryer, lojtari do të kalojë në “Camp Nou” për të konkurruar me Umtitin dhe Piquen.

Derisa raportohej se Barça po kërkon të zgjedhë mes Coutinhos së Liverpoolit e Dembeles së Dortmundit për të zëvendësuar Neymarin, por duket se plani është t’i transferojë që të dy. Lajmi është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”.

Gjithashtu është raportuar se një tjetër mesfushor do të transferohet gjatë këtij afati kalimtar.

Pavarësisht se nuk i është zbuluar emri, mediat flasin për Di Marian, një dëshirë e kamotshme e Barcelonës.

Nëse jo të gjithë, Barça do të tentojë t’i marrë së paku dy prej tyre, duke mos llogaritur këtu Martinezin që quhet punë e kryer, teksa edhe Eden Hazard e Paulo Dybala janë opsione për katalanasit. Nga Barcelona pritet te largohen, Gomes, Turan e Rafinha.

Katalanasit do të krijonin një ekip të frikshëm me transferimin e këtyre yjeve, të cilët do të kishin edhe më shumë zgjedhje në bankën rezervë, diçka që i mungoi sezonin e kaluar. /Gazeta Express/