Një paraglajderist çek është gjetur i vdekur dje rreth orës 13:40 nga ekipi shpëtimtar në lokalitetin “Dy çezmat” në afërsi të Krushevës.
J.V. (51) rreth orës 13:00 nga “Meçkin kamen” në Krushevë është hedhur me paraglajder dhe derisa e ka drejtuar atë ka ngecur në një dru, pas çka është rrëzuar në tokë dhe ka vdekur në vend. J.V. ka qenë anëtar i një asociacioni amator çek të fluturimeve.
Vdekja është konstatuar nga mjeku i ndihmës së shpejtë. Në vendngjarje ka dalë prokurori publik dhe ekip policor nga Krusheva për të kryer hetime. Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

