Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Unitedi siguron përforcimin e tretë (Foto)

Manchester United është shumë pranë marrëveshjes për Nemanja Matic

Manchester United ka arritur marrëveshje me mesfushorin Nemanja Matic dhe është shumë pranë marrëveshjes edhe me Chelsean.

Sipas gazetarit Gianluca di Marzio, shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i kalimit të Maticit në United.

Lojtari është shumë i lumtur për këtë lëvizje, pasi do të bashkohej sërish me trajnerin Jose Mourinho, i cili e kishte kthyer edhe në Chelsean nga Benfica.

Ky është një lajm shumë i keq për Juventusin, skuadër po ashtu e interesuar për mesfushorin serb.

Para Maticit skuadra e Unitedit ka transferuar edhe Victor Lindelof dhe Romelu Lukaku. /Express/

Exit mobile version