Botë

Suso mund të largohet nga Milani, por jo edhe Serie A (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 30, 2017

Suso shihet si zëvendësues i mundshëm i Salah, nëse dështon transferimi i Mahrezit.

Nëse Roma dështon ta transferojë anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez, do të tentojë të nënshkruajë me anësorin e Milanit, Suso, bën të ditur “Corriere dello Sport”, transmeton Gazeta Express.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, të premten konfirmoi se do të shikojnë për të tjera opsione nëse Leicesteri refuzon edhe ofertën e tretë për Mahrez, që besohet të jetë mbi 40 milionë euro.

Dhe tani sipas “Corriere dello Sport”, nëse kjo ndodh, atëherë Roma do të tentojë të nënshkruajë me Suson, situata e të cilit është e paqartë te Milani pas transferimit të 10 lojtarëve.

Suso, i cili ka kontratë deri në vitin 2019 me Milanin, do të ishte zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah, i cili u transferua te Liverpooli.

Për 23 vjeçarin spanjoll raportohet se interesohet edhe Tottenhami. /Gazeta Express/