Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Shifra tronditëse. Deputetja e PD: 600 milionë euro dëm ekonomik shtetit, Rama bën show

“600 milionë euro dëm ekonomik shtetit, ndërsa kryeministri bën show nëpër Shqipëri”, ky është konstatimi që bën deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.
Sipas saj këto vjedhje po behën në Dogana, Tatimeve dhe Prokurime.

Statusi i Dhurata Çupit:

Miliona euro vidhen ndërsa Kryeministri bën show me administratën e tij.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se gjatë auditimit të Doganave , Tatimeve dhe Prokurimeve, janë gjetur 600 milion euro dëm ekonomik. Ndërsa miliona e miliarda vidhen , kryeministri me buzën vesh më vesh kuvendon me administratën e tij dhe dëgjon talentet e kësaj hajdutërie të parave të shqiptarëve.

Është momenti për reagim e reflektim.

I sygjeroj KLSH të dëgjojë Kryeministrin por edhe ta pyesë se :

Ku kanë vajtur miliona euro ?.Kush i mori? Ku u investuan ? Kush ka përgjegjësi dhe kush do përgjigjet per lekët e shqiptarëve që burgosen nëse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike ?
Me siguri kryeministri do ta gjejë një përgjigje e me siguri do të thotë se fajet i ka roja e institucionit dhe duhet larguar menjëherë nga detyra.

Katër vite të zymta kaluan për shqiptarët edhe katër të tjerë nuk janë shpresëdhënës .
Duhet reagim dhe kërkesë llogarie. Përgjegjësit e vërtetë duhet japin llogari para institucioneve dhe drejtësisë për këto abuzime të rënda për vendin.

Exit mobile version