“600 milionë euro dëm ekonomik shtetit, ndërsa kryeministri bën show nëpër Shqipëri”, ky është konstatimi që bën deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi. Sipas saj këto vjedhje po behën në Dogana, Tatimeve dhe Prokurime.
Statusi i Dhurata Çupit:
Miliona euro vidhen ndërsa Kryeministri bën show me administratën e tij.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se gjatë auditimit të Doganave , Tatimeve dhe Prokurimeve, janë gjetur 600 milion euro dëm ekonomik. Ndërsa miliona e miliarda vidhen , kryeministri me buzën vesh më vesh kuvendon me administratën e tij dhe dëgjon talentet e kësaj hajdutërie të parave të shqiptarëve.
Është momenti për reagim e reflektim.
I sygjeroj KLSH të dëgjojë Kryeministrin por edhe ta pyesë se :
Ku kanë vajtur miliona euro ?.Kush i mori? Ku u investuan ? Kush ka përgjegjësi dhe kush do përgjigjet per lekët e shqiptarëve që burgosen nëse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike ? Me siguri kryeministri do ta gjejë një përgjigje e me siguri do të thotë se fajet i ka roja e institucionit dhe duhet larguar menjëherë nga detyra.
Katër vite të zymta kaluan për shqiptarët edhe katër të tjerë nuk janë shpresëdhënës . Duhet reagim dhe kërkesë llogarie. Përgjegjësit e vërtetë duhet japin llogari para institucioneve dhe drejtësisë për këto abuzime të rënda për vendin.