Dy persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës si organizatorë të protestës kundër ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi.
Ai akuzohet për “pjesëmarrje në organizime dhe tubim të paligjshëm”.
Tifozët “Kuq e zi” protestuan sot në mbrëmje përballë Kryeministrisë në Tiranë.
Pas protestës të gjatë të mbajtur përpara Kryeministrisë, tifozët janë nisur drejt ambasadës kroate.
Policia ka marrë masa të menjëhershme për protestën. Forcat policore janë angazhuar që të mos ketë incidente në protestë.
Protestuesit u bashkuan kundër autoritetet kroate për ekstradimin drejt shtetit serb të Ballist Morinës, shqiptarin që ngriti dronin në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Gazeta Express