Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Pëson defekt trageti i linjës Ancona – Durrës, panik tek pasagjerët

Një trageti i linjës Ancona-Durrës ka pësuar një defekt në motor duke mbetur i bllokuar në det.

Defekti ndodhi gjatë kohës që trageti ishte në ujërat italiane.

Raportohet se aktualisht ai po lundron me shpejtësi të reduktuar.

Trageti është nisur mbrëmë në orën 19:00 dhe duhet të mbërrinte në Durrës ditën e sotme në mbrëmje.

Si pasojë e defektit, ai parashikohet të mbërrijë ditën e nesërme në mëngjes.

Exit mobile version