Botë

Pas Francës dhe Portugalisë, Spanjë po përballet sot me vatra masive zjarri që po shkatërrojnë pjesën juglindore të vendit duke djegur mijëra hektarë pyje në dy ditë, ende jashtë kontrollit pavarësisht mobilizimit të 22 helikopterëve dhe avionëve me ujë. Rreth 300 persona u evakuuan nga fshatrat dhe kampingjet për shkak të zjarrit të rënë në komunën Yeste, tha për median Ana Cuevas, një zëdhënëse e qeverisë rajonale në Castille-La Manche. “Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të frenuar përhapjen e flakëve megjithëse situata vijon të jetë jashtë kontrollit”, shtoi ajo. Zjarri ka nisur të enjten në mëngjes. Kjo situatë regjistrohet ndërsa një seri vatrash zjarri ka përfshirë pyjet e favorizuar nga nxehtësia dhe thatësira që po përfshin jugun e Evropës.

By FIRST CHANNEL

July 30, 2017

Naby Keita nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Leipzig për të kaluar në Liverpool

Trajneri i Leipzigut, Ralph Hasenhuttl është i bindur 100 për qind se Naby Keita nuk do të transferohet në Liverpool.

Ai tha se Keita është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij dhe këtë sezon do të luajë në Leipzig.

“Shanset që Keita të largohet janë zero. Është e sigurt 100 për qind se ai do të luajë në Leipzig këtë sezon”, tha Hasenhuttl.

“Në fillim të afatit kalimtar kemi thënë se yjet nuk largohen nga skuadra. Të gjithë e dinë se sa Keita është i rëndësishëm për skuadrën tonë. Është 100 për qind e sigurt se ai do të luajë me ne në Ligën e Kampionëve”.

Ky është një lajm shumë i keq për Liverpoolin, skuadër e cila kishte ofruar 70 milionë euro për shërbimet e Keitas. /Express/