Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se drejtorët e hipotekave të cilëve Edi Rama u kërkoi dorëheqjet po bëjnë kërdinë me afera korruptive.
Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha tek hipotekat në Vlorë, Fier dhe Durrës ka plasur pazari dhe aferat korruptive.
Reagimi
Te dorehequrit e Rames bejne kerdine! Lexoni mesazhin e zyrtarit dixhital. sb
28:07:2017 – “Pershendetje doktor,
Keta drejtoret qe kane dhene gjasme doreheqjet nga hipotekat dje, sot kane bere namin ne pazare korruptive.
Ngaqe jane ne pritje te letrave te shkarkimit, bursa e pazareve korruptive sot ne Vlore, Fier e Durres ishte cmendur fare.
Nuk i afroheshe dot zyrave te hipotekave per pune normale. Kishte vetem pritje per pazaret e fundit korruptive”
Gazeta Express

