Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Liverpooli i fortë për Hertha Berlinin, shkëlqeu Coutinho (Video)

Liverpooli e ka mposhtur 3:0 Herthën e Berlinit, ku shkëlqeu Philipp Coutinho.

Liverpooli e ka fituar 3:0 miqësoren ndaj Hertha Berlinit, duke vazhduar kështu me formën e mirë para fillimit të edicionit të ri.

Dominic Solanke hapi serinë e golave në minutën e 15’të, derisa Georginio Wijnaldum dyfishoi epërsinë në minutën e 38’të.

Për 3:0 shënoi transferimi i ri, Mohamed Salah, në minutën e 62’të, pas një lëvizje të jashtëzakonshme të Philipp Coutinhos, që bëri paraqitje fantastike. /Gazeta Express/

Exit mobile version