Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Incident në Shkup, rrihen pjesëmarrësit në komunikacion

Një shkupjan është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur pasditen e djeshme përderisa ka qenë duke lëvizur në rrugën Radishanska në Shkup, informojnë nga MPB.

Bëhet fjalë për V.R (39) nga lagjja Radishan, i cili në polici ka denoncuar se është sulmuar në momentin kur ka qenë duke lëvizur në rrugën Radishanska me makinën e tij “Land Rover” së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Në një moment makina “pasat” me targa të panjohura ka frenuar në vend.

I revoltuar nga veprimi, V.R ka ndaluar makinën e tij dhe ka dalë drejt makinës që ka frenuar.

Pas një mosmarrëveshje të shkurtër, nga makina kanë dalë dy persona të panjohur dhe fizikisht e kanë sulmuar V.R i cili, i kërcënuar për sigurinë, ka filluar të kthejë goditjet.
Pasi dikush nga të pranishmit është paraqitur në polici, njëri person ka ikur, ndërsa tjetri është futur në makinë dhe me makinë ka goditur V.R., i cili është rrëzuar në pjesën e përparme të makinës dhe ka goditur me kokë xhaminë e përparmë.

Makina ka vazhduar të lëvizë edhe 100 metra dhe ka frenuar përnjëherë pas çka V.R është rrëzuar në tokë.

Me makinë të ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ku është ndaluar për kurim të mëtutjeshëm.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version