Arsenali e ka mposhtur 5:2 Benfican, për t’u kualifikuar në finale të “Emirates Cup”.
Arsenali e ka shkatërruar Benfican në gjysmëfinale të “Emirates Cup”, duke e mposhtur 5:2 – për t’u kualifikuar në finale.
Theo Walcott (24’ e 32’), Olivier Giroud (64’), Alex Iwobi (70’) dhe autogol nga Lisandro Lopez (52’), shënuan për Arsenalin, derisa për Benfican realizuan Franco Cervi (11’) dhe Eduardo Salvio (39’).
Në finale, “Topçinjtë” do të përballen me Sevillan, që eliminoi Leipzigun, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0
Finalja me Arsenalit e Sevillas zhvillohet nesër në ora 17:20, derisa ajo për vendin e tretë mes Leipzig e Benficas nga ora 15:00. /Gazeta Express/

