Botë

​Sakho te gjiganti i Serie A

By FIRST CHANNEL

July 30, 2017

Mamadou Sakho do të largohet përfundimisht nga Liverpooli Mbrojtësi francez, Mamadou Sakho nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp, që pas problemeve që kishte me doping.

Ai sezonin e kaluar ishte i huazuar në Crystal palace, ndërsa këtë verë do të shitet përfundimisht.

Sipas Sun on Sunday, për lojtarin interesim ka shprehur Roma, pasi lojtari shihet si zëvendësues i mundshëm i Kostas Manolas, që po kërkohet nga Juventus.

Problem për transferimin e tij në Romë është vetëm shifra e tij e lartë, sepse Liverpool kërkon 34 milionë euro, ndërsa Roma ofron maksimumi 20 milionë euro. /Express/