Afati kalimtar sa vjen e bëhet më interesant, me disa transferime të mëdha që pritet të ndodhin
Sulmuesi brazilian, Neymar është në qendër të vëmendjes, për shkak të një transferimi të mundshëm në PSG.
Për Neymarin skuadra franceze është gati që të paguajë klauzolën e tij, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Por, ky nuk është lajmi i vetëm, pasi janë edhe disa lojtarë të tjerë të mëdhenj, që javën tjetër pritet të ndryshojnë skuadër.
Transferimet më të mëdha që pritet të ndodhin sipas Sky Sports janë kalimi i Ivan Perisic nga Inter në Manchester United, kalimi i Virgil van Dijk nga Southampton në Liverpool, ai i Dalbert nga Nice në Inter, apo transferimi i Ross Barkleyt nga Everton në Tottenham. /Express/