Mërgim Mavraj, Armando Sadiku e Ansi Agolli kanë kërkuar liri për Ismail Morinën – “Ballistin”
Lojtarët e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, Armando Sadiku e Ansi Agolli, nëpërmjet Facebook-ut kanë reaguar pas njoftimeve se Kroacia mund ta ekstradoj Ismail Morinën në Serbi.
Yjet e ekipit kuqezi kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem, përcjell Express.
Në vazhdim mund ta lexoni postimi e Mavrajt, Agollit e Sadikut, i cili përmban tekstin e njëjte
Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës.
E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës.
I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën