Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili komenton turin e dëgjesave me qytetarët të kryeministrit Edi Rama.
Vasili shkruan qeveria kërkon t’i bjerë legenit me facebook e me dëgjesa.
Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:
1.Parazitizëm shtetëror,
2.Agjitacion e propagandë
3.Impotencë për t’u dalë zot punëve
Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq.
Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra.