Botë

Talenti i Schalkes mohon bisedimet me Bayernin, sinjale Juventusit e Milanit

By FIRST CHANNEL

July 29, 2017

Leon Goretzka insiston se nuk është në bisedime me Bayern Munichun.

Talenti gjerman i Schalke 04, Leon Goretzka, insiston se bisedimet për një transferim të mundshëm te Bayern Munich “janë të pakuptimta”, duke ia hapur kështu dyert Juvetusit e Milanit, që interesohen për mesfushorin.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, kjo është e pakuptimtë”, tha fillimisht Goretzka për Bild.

“E kuptoj, natyrisht, kjo i mban njerëzit të zënë, por unë e kam bërë tashmë të qartë se nëse ka diçka, do të tregojë”, shtoi ai.

“Vendimi bazohet në shumë faktorë dhe unë ende nuk e kam marrë një të tillë. Tentoj të shfrytëzojë kohën time dhe të mos stresohem”, përfundoi Goretzka.

Talenti gjerman kërkohet edhe nga Juventusi e Milani dhe beson se do të kishte më shumë mundësi të zhvillohet si lojtar në Serie A pasi te ekipi i Montellas do të kishte më shumë hapësirë. /Gazeta Express/