Plisat kanë një kërkesë për “Ballistin”

Plisat, tifozët prishtinas, kanë publikuar një reagim, në Facebook, pas lajmit për mundësinë e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi, përcjell Express.

“Ballist Morina simbolizon diçka me shumë se sa veten e tij. Plisat kërkojnë që institucionet shqiptare të luftojnë për të drejtën e Ballistit për të jetuar, pasi që në besojmë se ekstradimi eventual i tij në Serbi rrezikon jetën e tij. Kjo nga njëra ane është obligim, ndërsa nga ana tjetër përçon mesazhin se koha kur ishim “jetimet” e Ballkanit ka marr fund!”, thuhet në njoftimin e Plisave

Temat
SportVend

Të afërta