Interi ka treguar muskujt përballë kampionit të Premierligës, Chelseat
Inter ka shënuar fitore ndaj Chelseas me rezultat 2:1, në kuadër të turneut Champions Cup, i cili po mbahet në Singapor.
Golat për Nerazzurrët i kanë shënuar Stevan Jovetic (45) dhe Ivan Perisic (53), shkruan Gazeta Express.
Kurse, kampioni i Premierligës ngushtoi e Interit në 1:2 fal autogolit të jashtëzakonshëm të mesfushorit francez, Geoffrey Kondogbia. /Express/

