Nora Istrefi po shijon suksesin e këngëve të fundit, turne plot me koncerte (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, po shijon momentin.

Aktualisht ajo ka befasuar të gjitha koleget duke lansuar dy këngë të jashtëzakonshme.

Së pari dueti “Ska inat” me Robert Berishën i cili u prit tej mase mirë nga publiku, teksa së fundmi ajo publikoi projektin e ri me Gjikon.

“Gabime” titullohet projekti i cili tashmë është bërë hit në mesin e fansave dhe që bashkë me këngën tjetër e kanë bërë atë të jetë këngëtarja e momentit.

Rikthimi i fuqishëm i Norës ka kulmuar me një sërë koncertesh për të në klubet më të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare.

Kujtojmë se Nora u distancua pak nga skena pas lindjes së vajzës Renee, por tash po shfaqet më e fortë se kurrë. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta