Lajme

Drogë në shtëpinë në fshat, arrestohen dy vëllezërit nga Delvina

By FIRST CHANNEL

July 25, 2017

Katër kilogramë e 250 gram kanabis u sekuestruan nga policia në Delvinë ndërsa në pranga ranë dy vëllezër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e familjes Shabani policia gjeti lëndën narkotike që u përkiste dy vëllezërve Helidon 25 vjeç dhe Florenc Shabani, 23 vjeç.

Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagrancë të tyre.

Policia thotë se materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. /Gazeta Express/