Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

I vodhi vlonjatit telefonin dhe çantën me 1 mijë euro, ja si e pësoi patrioti

Një 34 vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi i ka vjedhur një patriotit i tij çantën me leke dhe një telefon.

Policia e Vlorës njofton se në pranga ka rënë Nesti Beqiri, 34 vjeç. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë pasi në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur një çantë me 1000 euro si edhe një aparat celular të markës “Samsung”, të cilat i përkisnin shtetasit G.R., 30 vjeç, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj ti për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /Gazeta Express/

Exit mobile version