Lajme

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, ja ku do të ketë ndërprerje

By FIRST CHANNEL

July 24, 2017

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se sot do të ketë ndërprerje të komunukacionit në rrugën magjistrale A1 që lidhë Kërçovën me Ohrin, në afërsi të pjesës Presekë-Vërbjan.

Ndërprerja do të ndodhë ndërmjet orës 13:00 dhe 15:00, në kohëzgjatje prej 15 minutave.

Komunikacioni jasht qyteteve është rritur në mëngjes. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia, edhe pse është rritur numri i automjeteve që hyjnë dhe dalin. Kjo informatë ka të bëjë me pjesën maqedonase të kufirit./Gazeta Express/