“Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe, ndaj nuk dua të jetoj më. E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur”.
Këto fjalë kishte shkruar në letër e lamtumirës ish-portieri i Vllaznisë Gjergji Kushe para se të vetvritej.
59- vjeçari, sportisti dhe trajneri i njohur korçar, i dha fund jetës së tij dje duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në qendër të qytetit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në bulevardin “Republika” në qytetin e Korçës, ku një telefonatë në sallën operative ka sinjalizuar për një person të vetëhedhur nga lartësia.