Lajme

Arrestohet pirromani nga Tepelena, i vuri flakë dy hektarëve kullotë me shkurre

By FIRST CHANNEL

July 24, 2017

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia në Tepelenë pasi akuzohet për “shkatërrim të pronës me zjarr”

Edmond Rodi, banues në fshatin Luzat, Tepelenë akuzohet nga policia se gjatë ditës së djeshme ka vendosur zjarr në vendin e quajtur “PALAHOR”, në kodrat e fshatit Luzat. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre.

Në Shqipëri janë ende vatra zjarri me të cilat punonjësit e Shtabit të Emergjencave përballen thuajse çdo ditë.

Shumica e tyre krijohen prej temperaturave të larta, ndërsa në shumë raste janë persona të caktuar që i vënë qëllimisht zjarrin zonave pyjore, për të mbirë bimësi e re për kullotë.

Vetë ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka paralajmëruar përballje të ashpër me ligjin për pirromanët. /Gazeta Express/